Burimi:
Syri.net

Berisha: Ne do të subvencionojmë euron. Do presim me gërshërë çdo kanal të parave të zeza që hyjnë në Shqipëri
👁6175
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi kandidatët për deputetë në Qarkun e Lezhës për zgjedhjet e 11 majit, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe lidhje me trafikun e drogës. Ai denoncoi dhënien e tokave të sekuestruara personave të përfshirë në trafik ndërkombëtar dhe e quajti këtë një skemë të pastër pastrimi parash. Berisha u zotua për mbështetje të plotë ndaj fermerëve, duke premtuar subvencione të fuqishme për çdo fidan dhe produkt bujqësor. Ai tha se do të krijohet një bankë e re zhvillimi dhe një bord kompensimi për eksportuesit, për të përballuar humbjet nga rënia e euros. Sipas tij,...