Berisha mbledh sot Kryesinë pas ngjarjeve të fundit, pritet të zbulohet se çfarë strategjie do të ndjekë PD-ja!
Kryetari i selisë blu, Sali Berisha, do të mbledhë ditën e sotme, (23 shtator), në orën 18:00, Kryesinë e Partisë Demokratike. Kjo mbledhje vjen një ditë pas masës së sigurisë dhe shkarkimit të kreut te SHISH, Vlora Hyseni. Berisha mbledhjen e paralajmëroi edhe gjatë konferencës së djeshme ku deklaroi se PD do të merrte vendime pas ngjarjeve të fundit. Pritet që në këtë mbledhje të diskutohet situata politike dhe demokratët të dalin me një vendim se çfarë strategjie do të ndjekin.
Burimi:
javanews.al