Berisha mbledh njerëzit në shesh, Rama “i fiton” në Facebook

Berisha mbledh njerëzit në shesh, Rama “i fiton” në Facebook

Kjo e premte shënoi zyrtarisht çeljen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Partia Demokratike zgjodhi që takimin hapës të çeljes së fushatës ta mbante sot, me një miting në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ndërsa Partia Socialiste zhvilloi një takim me vajza dhe gra në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Balelit. Të dy forcat politike ishin live në Facebook, por me një diferencë të madhe në shikueshmëri. Kryeministri Rama po ndiqej drejtpërdrejt nga të paktën 5 mijë e 40 qytetarë, ndërsa Berisha nga vetëm 1 mijë e 400.  
Burimi: Sot.com.al