Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Berisha kundër kodit të ri penal: Ndëshkon masivisht qytetarët dhe liron nga burgu vrasësit serialë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi se opozita do të përdorë çdo mjet politik për të denoncuar Kodin e ri Penal, i cili sipas tij është ligji i ndëshkimit masiv të qytetarëve. Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se ky Kod, që u prezantua nga qeveria ditën e premte, parashikon dënime me burg për qytetarët, edhe për shkelje të qarkullimit rrugor. “Ky Kod është Kodi i ndëshkimit masiv të qytetarëve. Sot, me këtë Kod, qytetari shqiptar dënohet me burg për një parkim të gabuar. Me këtë Kod, qytetari shqiptar burgoset për një kundërshtim që i bën një polici...