Berisha jep detaje për udhëtimin në SHBA: Jam pjesë e një delegacioni ndërkombëtar
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë detaje për vizitën e tij të ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa deklaroi se nuk ka planifikuar takime të veçanta gjatë qëndrimit atje. Berisha bëri të ditur se do të udhëtojë drejt Teksasit për të marrë pjesë në një konferencë të Partisë Republikane, si pjesë e një delegacioni të Unionit Demokrat Ndërkombëtar. Kreu i PD-së tha gjithashtu se dokumentet e tij ndodhen ende në ambasadën amerikane dhe se nuk e ka tërhequr ende pasaportën. Ai sqaroi se delegacioni ku bën pjesë është ftuar nga Partia Republikane për të marrë pjesë në konferencë, ndërsa shtoi se ka marrë edhe një ftesë nga një institut republikan. “Dokumentet janë në ambasadën e SHBA dhe unë nuk kam pronotuar...
Burimi:
gijotina.com