Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Berisha hyn në selinë blu, takim me drejtuesit politikë pas humbjes së thellë në zgjedhje
👁13676
Sali Berisha sapo ka hyrë në selinë e PD-së, ku pritet që të mbajë mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve të vendit. Ky takim vjen vetëm tre ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, në të cilat Partia Demokratike pësoi një disfatë të ndjeshme përballë Partisë Socialiste. Nga 12 qarqet në vend, PD arriti të sigurojë fitoren vetëm në tre: Shkodër, Kukës dhe Lezhë. Në total, demokratët morën 50 mandate, ndërsa PS doli forcë kryesore me 83 mandate.