Berisha flet për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK: Asgjë nuk e nxin luftën çlirimtare të Kosovës!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-udhëheqësisë politike dhe ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Berisha e cilësoi javën që lamë pas si një moment të rëndë për shqiptarët, ndërsa theksoi se asnjë vendim gjyqësor nuk mund të zbehë apo të damkosë luftën çlirimtare të Kosovës. “Por në këtë rast, duhet të jemi të hapur, nga ai lexim i vendimit të shkurtuar nga gjykatësi Çarls Smith, krijohet përshtypja se të akuzuarit u dënuan për linja komandimi dhe kjo natyrisht është absolutisht e paqëndrueshme në rast se ajo nuk është e faktuar me dokumente. Sepse është shumë e njohur, vërtet UÇK ishte një lëvizje e fuqishme guerile, por ajo nuk ishte...
Burimi:
javanews.al