Ja kush është Marta Kos! E akuzuar si bashkëpunëtore e UDB-së, sot në qendër të skandalit me këngën serbe kundër Kosovës

Ja kush është Marta Kos! E akuzuar si bashkëpunëtore e UDB-së, sot në qendër të skandalit me këngën serbe kundër Kosovës

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, është gjendur sërish në qendër të një skandali që prek drejtpërdrejt Kosovën dhe shqiptarët. Në një aktivitet zyrtar të Bashkimit Evropian në Bruksel, më 15 nëntor, u interpretua melodia e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila përmban pretendime territoriale të Serbisë ndaj Kosovës. Një këngë e krijuar në vitin 1989, në kulmin e ngritjes së nacionalizmit serb nën regjimin e Sllobodan Millosheviçit. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të organizuar nga Komisioni Evropian nën drejtimin e komisioneres Marta Kos. Edhe pse vargjet e këngës nuk u kënduan, titulli i saj u shfaq në ekran dhe u interpretua melodia. Pas reagimeve të forta nga përfaqësuesit e Kosovës dhe eurodeputetë, Kos shprehu keqardhje për...