Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Berisha distancohet nga kompania që po lobon për të në DASH: Nuk jam zëdhënësi i saj
Sali Berisha është distancuar nga kompania “Continetal Strategy”, e cila po lobon në Departamentin Amerikan të Shtetit për heqjen e “non gratës” së liderit demokrat, teksa paguhet 250 mijë dollarë në muaj. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se nuk është zëdhënësi i kompanisë në fjalë dhe se nuk ka komente për letrat që dërgon ajo në DASH. Sipas Berishës, e rëndësishme është që gjithçka është transparente dhe jo si lobimet e Edi Ramës përmes McGonigal. Pyetja: Z.Berisha, pak ditë më parë është publikuar një letër e Continetal Strategy, e cila njoftonte DASH që ju ishit në pension dhe duhet të hiqej non0grata dhe nuk merreshit më me politikë. Por, pak ditë më vonë kjo kompani lobuese në SHBA korrigjoi emrin tuaj duke thënë se, tashmë...