Berisha-Ballës: Je akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ke porositur vrasje

Berisha-Ballës: Je akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ke porositur vrasje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar me Ministrin e  Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla, teksa nuk i ka kursyer akuzat e forta. Berisha iu drejtua Ballës duke i thënë se është i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ka porositur vrasje. Ai shtoi se Balla është i faktuar se është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit për të burgosur një familje të tërë, kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret më vonë në mbrojtje nga Nuredin Dumani. Pjesë nga fjala e Berishës: Natyrisht një përfaqësuesi të shpifur dhe të neveritshëm të krimit në parlament nuk ia vlen t’i përgjigjesh, por detyrimi ndaj qytetarëve më detyron të rikujtoj këtu se personi që foli këtu është një person i akuzuar...