Beqiri për protestën e 28 Nëntorit: Berisha nxit dhunën, por pasojat ligjore do t’i vuajnë vetë protestuesit
Avokati Idajet Beqiri, në “Ora e Fundit” ne ABC News ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e një pjese të aktit normativ, duke theksuar se pezullimi nuk përfshin të gjithë aktin, por vetëm gjobën prej 5 mijë lekësh për bllokimin e rrugëve. Sipas Beqirit, Kodi Penal mbetet në fuqi dhe Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë ta shfuqizojë atë. Avokati theksoi se përgjegjësia ligjore është individuale dhe se çdo person që kryen veprime të tilla duhet të përballet me pasojat ligjore. Gjatë intervistës, Beqiri komentoi edhe rolin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në organizimin e protestave, duke e akuzuar atë për nxitje të akteve të dhunshme. Sipas avokatit, Berisha inkurajon protestuesit të përdorin sende të forta, mjete ndezëse dhe bomba kundër policisë...
Burimi:
javanews.al