Bëni blerje online? Ja rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

Bëni blerje online? Ja rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

Konsumatorët shqiptarë do të kenë më shumë të drejta në treg kur  blejnë produkte të ndryshme, qoftë fizikisht por edhe online. Projektligji “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, i depozituar për diskutim në komisionet parlamentare,  vendos detyrime më të qarta për marrëdhëniet tregtare ndërmjet bizneseve dhe konsumatorëve, edhe në tregtinë online dhe platformat digjitale, duke përafruar legjislacionin shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian. Qëllimi është të garantohet një treg më transparent dhe i drejtë, ku konsumatorët të kenë informacion të plotë dhe të mund të marrin vendime ekonomike të informuara. Një nga risitë kryesore lidhet me transparencën e çmimeve dhe ofertave promocionale. Projektligji parashikon që çmimi i shitjes të jetë i shënuar qartë për çdo produkt, ndërsa uljet e çmimeve të shoqërohen me çmimin pararendës më të...