Benet Beci uron fituesen e Festivalit të Fëmijëve: Kroni Pula do përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurosong

Benet Beci uron fituesen e Festivalit të Fëmijëve: Kroni Pula do përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurosong

Fituesja e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë është shpallur Kroni Pula, me këngën e saj plot ngjyra dhe energji, “Fruta Perime”. Talenti i saj do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të Junior Eurosong Festival, duke sjellë freskinë dhe gëzimin e fëmijërisë përpara publikut europian. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, e ka përshëndetur me krenari këtë arritje në një status në rrjetet sociale, duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë qytetarët: “Me fituesen e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, Kroni Pula, me këngën ‘Fruta Perime’, dua t’ju uroj një ditë të mbarë. Kroni do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurosong Festival. Një falënderim për të gjithë ata që punuan kaq fort...