Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Benet Beci sjell Ledri Vulën në Shkodër, koncert sonte në orën 21:00 para Bashkisë
Shkodra vijon të kthehet në kryeqendrën verore të festave dhe muzikës. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë një ftesë publike për të gjithë qytetarët dhe vizitorët që të bashkohen në koncertin e rradhës, i cili do të mbahet sonte, në orën 21:00, në sheshin përpara Bashkisë Shkodër. Në skenë do të ngjitet një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, Ledri Vula, i cili pritet të ndezë atmosferën me energjinë dhe hitet e tij. “Shkodra këtë verë është vendi i festave dhe koncerteve”, ka theksuar kryebashkiaku Beci, i cili përmes rrjeteve sociale ka promovuar një kalendar të pasur aktivitetesh kulturore dhe argëtuese për të gjitha moshat. Nën moton #VerënëShkodër dhe #AskundsinëShkodër, qyteti po gjallërohet çdo javë me evente që tërheqin jo vetëm...