Burimi:
Kohajone.com

Belishova vuan për rrugë, për ujë dhe kanalizime. Banorët: Nuk do të votojmë
👁2890
Rruga që të çon drejt fshatit Belishovë në bashkinë e Mallakastrës është tejet e amortizuar. Me përjashtim të disa banorëve që janë rralluar dhe ndonjë punimi në ndonjë banesë, gjithçka tjetër në Belishovë ka mbetur siç ka qenë tre apo katër dekada më parë. Përveç rrugës, Belishova vuan edhe mungesën e ujit të pijshëm si dhe mungesën e kanalizimeve për ujërat e zeza. Të mësuar me premtimet boshe gjatë periudhave të fushatave, banorët po shohin mundësinë që të bojkotojnë zgjedhjet nëse nuk marrin zgjidhje për problemet jetike që i shqetësojnë.