Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Shqipërisë, Belinda Balluku, zhvilloi një takim me drejtorët e Bashkisë Lushnjë, në ambjentet e këtij institucioni. Duke marrë për bazë ultimatumin e kreut të qeverisë, Edi Rama, për reformimin dhe rritjen e performancës së pushteti vendor në vend, Balluku u ka kërkuar dorëheqjen 13 drejtorëve të kësaj bashkie. Lajmi konfirmohet nga gazetarja, Anila Sefa. Pas kësaj, të gjithë drejtorët do t’i nënshtrohen një interviste dhe në bazë të performancës do të vendoset nëse do qëndrojnë apo do lirojnë pozicionin e punës që ata kanë mbajtur më parë. Përveçse takimit me drejtorët, Balluku zhvilloi mbledhje dhe me...