Behgjet Pacolli: Koha për reflektim të thellë në politikën kosovare

Behgjet Pacolli: Koha për reflektim të thellë në politikën kosovare

Nga Behgjet Pacolli- Po jetojmë një kohë kur politika në Kosovë është kthyer në  luftë të brendshme për pushtet, sesa si përpjekje për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Kemi humbur drejtimin strategjik, ndërsa partitë politike – në pushtet dhe në opozitë – po sillen si në fushatë të përhershme. Dialogu me Serbinë ka stagnuar, integrimi evropian është larg, dhe qytetarët po lodhen nga premtimet e pambajtura. Institucionet tona kanë nevojë për  llogaridhënie, për më transparencë, pa arrogancë politike. Te gjyqësori ka pretendime ndërhyrjeje, ai nuk funksionon lirshem, korrupsioni është shumë i pranishem nëpër institucione, e të rinjtë po...