No Image Available

Bebe Rexha në përkrahje të studentëve shqiptarë, publikon pamjet e dhimshme: Rinia është e ardhmja

Jehonat e revoltës mbarëkombëtare në Shqipëri kanë kapërcyer kufijtë, duke marrë mbështetjen e figurave më të njohura ndërkombëtare me origjinë shqiptare. Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka reaguar publikisht në rrjetet e saj sociale lidhur me zhvillimet me të cilat po përballet rinia në rrugët e Tiranës. Artistja ka shpërndarë me miliona ndjekësit e saj pamje tronditëse ku dokumentohet dhuna e ushtruar nga forcat e policisë ndaj të rinjve dhe protestuesve përgjatë ditëve të përplasjes. Përbri pamjeve të dhunshme, Bebe Rexha ka përcjellë një mesazh të fortë mbështetjeje për qëndresën qytetare, duke shkruar: “Rinia është e ardhmja!” Reagimi i yllit të muzikës vjen në një moment kur presioni ndërkombëtar ndaj sjelljes së forcave të rendit dhe dhunimit të të drejtave të njeriut po rritet...