BE-ja s’i njeh zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, paralajmëron sanksione
Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj zgjedhjeve për Dumën Shtetërore të Rusisë, të zhvilluara nga 18 deri më 20 shtator, duke deklaruar se nuk i njeh votimet e zhvilluara në territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia. Në një deklaratë të publikuar të hënën, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se zgjedhjet dëshmojnë, sipas BE-së, “erozionin e vazhdueshëm dhe në thellim të demokracisë” në Rusi. BE-ja dënoi organizimin e zgjedhjeve në Krime dhe Sevastopol, si dhe në pjesët e rajoneve Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson që ndodhen nën kontrollin rus. Sipas bllokut evropian, zhvillimi i këtyre votimeve bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare, përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara, si dhe me sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. “Bashkimi Evropian përsërit se nuk...
Burimi:
javanews.al