Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Bayerni fiton nga divani titullin e 34-të në Bundeligë
👁9403
Bayern Munich është zyrtarisht kampion i Gjermanisë për herë të 34-të në historinë e klubit. Edhe pse bavarezët barazuan në fund të ndeshjes kundër Leipzig, ata siguruan titullin falë barazimit 2-2 të Bayer Leverkusen në fushën e Freiburgut, në javën e 32-të të Bundesligës. Bavarezët rikthehen te titulli kampion pas dy vitesh, ndërsa zbresin nga froni “aspirinat” që fituan edicionin e kaluar. Në zonën e mbijetesës, Kiel mori një fitore të rëndësishme 3-1 në transfertë ndaj Augsburgut, duke ruajtur shpresat për të shpëtuar përmes play-out-it.