“Bayern ka fituar kampionatin 12 herë në 13 sezonet e fundit”! Oliver Kahn kritikon Bundesliga-n: Si të konkurrojnë 40 milionë eurot me 300 milionë eurot?

“Bayern ka fituar kampionatin 12 herë në 13 sezonet e fundit”! Oliver Kahn kritikon Bundesliga-n: Si të konkurrojnë 40 milionë eurot me 300 milionë eurot?

Oliver Kahn, një prej portierëve gjerman më të mirë të të gjithë kohërave ka dhënë mendimin e tij rreth Bundesliga-s. Kahn shprehet i zhgënjyer me kampionatin gjerman duke thënë se aty ekziston vetëm Bayern Munchen dhe më pas diferenca me ekipet e tjera është shumë e madhe. “Gjatë karrierës sime si lojtar, Bundesliga ishte më e pasigurt, më shumë ekipe garonin për titullin. Si mundet një klub me një buxhet prej 40 milionë eurosh të garojë kundër një ekipi me një buxhet vjetor prej 300 milionë eurosh? Pesë lojtarët rezervë të Bayernit vlejnë më shumë se ekipet nga e treta e fundit e Bundesligës. Kemi një situatë ku Bayern ka qenë kampion kombëtar 12 herë në 13 sezonet e fundit. Liga është bërë e parashikueshme...