Batuta dhe ironi te “Ligjet”/ Zegjine Çaushi: O Xhelal tani u kujtove pasi bëre plazh, Mziu: Këshillat e tua të çojnë drejt kolapsit

Batuta dhe ironi te “Ligjet”/ Zegjine Çaushi: O Xhelal tani u kujtove pasi bëre plazh, Mziu: Këshillat e tua të çojnë drejt kolapsit

xhelal mziu-zegjine caushi TIRANË- Debate me tone të larta janë zhvilluar në Komisionin e Ligjeve gjatë diskutimit të reformës administrativo-territoriale, ku nuk kanë munguar as ironitë dhe batutat mes deputetëve. Një nga momentet që shkaktoi të qeshura në sallë ishte replika mes deputetes socialiste Zegjine Çaushi dhe deputetit demokrat Xhelal Mziu. Gjatë diskutimeve, Çaushi kërkoi që komisioni të vijonte me rendin e ditës, ndërsa iu drejtua Mziut duke i kujtuar se sipas saj, opozita ishte vonuar me kërkesat për reformën. Në replikë, Mziu iu përgjigj me tone ironike, duke kritikuar këshillat e deputetes socialiste të cilat sipas tij "nuk të çojnë askund". Pjesë nga debati: Zegjine Çaushi: Sot u kujtuat për të bashkuar dy nismat? Katër muaj ishit ju ata të cilët bojkotuat komisionin dhe sot kujtoheni...