Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Basir Çollaku paraqitet në SPAK, denoncon krimet zgjedhore në qarkun e Dibrës
👁12981
Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Basir Çollaku është paraqitur mesditën e sotme në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK raportohet se ka të bëjë me një kallëzim penal për krim zgjedhor. Çollaku do të depozitojë një kallëzim penal duke ngritur shqetësime për procesin në zonën që ai përfaqëson. Detajet e kallëzimit nuk janë bërë ende publike, por besohet se lidhen me veprime që mund të cënojnë standardet e garës elektorale në qarkun ku ai garon.