Bashkia e Tiranës përkujton 82-Vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit!

Bashkia e Tiranës përkujton 82-Vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit!

Bashkia e Tiranës organizoi sot ceremoninë përkujtimore me rastin e 82-vjetorit të Çlirimit të Kryeqytetit, duke nderuar kujtimin dhe sakrificën e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit. Në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 17 Nëntorit morën pjesë drejtues të Bashkisë së Tiranës dhe të Qarkut Tiranë, deputetë, përfaqësues të shoqatave të veteranëve, familjarë të dëshmorëve dhe të ftuar të tjerë. Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Sadi Vorpsi, vlerësoi sakrificën e të rinjve dhe të rejave që luftuan për çlirimin e Kryeqytetit, si dhe kontributin e çmuar të familjeve tiranase, të cilat mbështetën luftën për liri duke strehuar dhe ndihmuar luftëtarët antifashistë. “Ndodhemi sot këtu para këtij monumenti, simbol i gjithë djemve dhe vajzave që dhanë jetën...