Burimi:
Sot.com.al

Bashkëpunim në rehabilitimin dhe kushtet e…/ Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve takim me ambasadorin turk në Tiranë
👁8659
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, priti në një takim zyrtar ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e sistemit penitenciar. Takimi u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe u përqendrua në mundësitë konkrete të angazhimit të shtetit turk në mbështetje të sistemit penitenciar shqiptar. Drejtori Qose kërkoi përfshirje të ekspertizës turke në fushat e trajnimeve, proceseve rehabilituese dhe integruese të të dënuarve, si dhe mbështetje të veçantë për Institucionin e Mjekësisë së Posaçme në Lezhë, ku qëndrojnë 480 shtetas (pacientë) që kanë...