Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar sërish në rrjetet sociale video nga zgjedhjet e 11 Majit, duke akuzuar patronazhistët e Partisë Socialiste për prishjen e sistemit të videomonitorimit në disa qendra votimi. Sipas Bardhit, në shumë qendra votimi kamerat ose nuk janë ndezur fare, ose kanë funksionuar vetëm për pak minuta, duke krijuar mundësi për shkelje të procesit të votimit. Postimi i Gazment Bardhit: Episodi 3/ Mungesë transparence = Farsë ElektoraleSipas nenin 22 të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja instalon dhe përdorë sisteme videomonitorimi në qendrat e votimit (QV), për të monitoruar dhe provuar rregullshmërinë e procesit në mjediset e brendshme të tyre. Për këtë proces, KQZ-ja ka shpenzuar rreth 5 milionë euro nga paratë e qytetarëve shqiptarë.Në ato pak QV ku...