Bardhi akuzon: Braho dhe dy prokurorët ju nënshtruan korrupsionit të Ballukut

Bardhi akuzon: Braho dhe dy prokurorët ju nënshtruan korrupsionit të Ballukut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, se është nënshtruar përballë korrupsionit të Belinda Ballukut, duke pretenduar se Prokuroria e Posaçme nuk ka kryer një hetim të plotë ndaj saj. Sipas Bardhit, mosparaqitja e një kërkese të re në Kuvend për heqjen e imunitetit të Ballukut ka penguar kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore, përfshirë kontrollin personal, të telefonit dhe të banesës së saj. Bardhi deklaroi sot se, nëse prokurorët do të kishin kryer këto kontrolle, mund të kishin zbuluar prova të tjera, përfshirë atë që ai e cilëson si rolin e kryeministrit Edi Rama në çështjen Balluku. “Hetimi ka qenë i paplotë, se prokuroria nuk kërkoi heqjen e imunitetit të Ballukut në Kuvend. Nëse do...