Barcelona ndjek rekordin e La Liga-s në El Clasico, por ka edhe një tifoz si Jurgen Klopp. Deklaratat e gjermanit

Barcelona ndjek rekordin e La Liga-s në El Clasico, por ka edhe një tifoz si Jurgen Klopp. Deklaratat e gjermanit

Dita e dielë do të sjellë El Clasicon e Spanjës, dueli i zjarrit mes Barcelonës dhe Real Madrid. Sigurisht, syte e botës do zhvedosen aty, ashtu si edhe ato të trajnerit të Gjermanisë, Jurgen Klopp, qe ka zbuluar se do ta ndjekë El Clasicon e kësaj të diele, duke e cilësuar Barcelonën si favorite përballë Real Madridit. “Sigurisht që do ta shikoj El Clasicon mes Barcelonës dhe Real Madridit. E kam ndjekur këtë ndeshje në çdo fazë të jetës sime”, deklaroi ish-trajneri i Liverpoolit. “Në të kaluarën, isha më shumë tifoz i Barcelonës, sepse isha kundër veprimeve të Pepe dhe mbrojtësve të tjerë të Real Madridit. Sot, mbështes ekipin më të mirë. Dhe, duke parë situatën aktuale, ai ekip është ndoshta Barcelona”, u shpreh Klopp....