Barcelona, ja arma sekrete e Flick për të mundur Real Madrid
“Spotify Camp Nou” pret El Clasico-n e parë të sezonit 2026-2027 këtë të diel, kur Barcelona përballet me Real Madridin në javën e dhjetë të La Liga-s. Rodri, i cili u aktivizua si zëvendësues kundër Paris Saint-Germain, po përgatitet të luajë El Clasico-n e tij të parë kundër Real Madridit me fanellën e Barcelonës. Sipas një raporti në gazetën “Mundo Deportivo”, Rodri u përshtat shpejt me ekipin. Ai tashmë është bërë një pikë referimi në mesfushë falë vizionit, inteligjencës taktike dhe forcës fizike; ndërsa personaliteti dhe përvoja e tij e kanë shndërruar gjithashtu në një lider. Thënë thjesht, Rodri është tashmë i pazëvendësueshëm. Kjo u bë e qartë të martën e kaluar kundër Paris Saint-Germain në Champions League, kur ai e nisi ndeshjen nga stoli...
Burimi:
telesport.al