“Bankers”, nis seanca në Apel për masat e sigurisë. Të pranishëm edhe përfaqësues nga ambasada kineze

“Bankers”, nis seanca në Apel për masat e sigurisë. Të pranishëm edhe përfaqësues nga ambasada kineze

Në Gjykatën e Apelit në Tiranë po zhvillohet seanca gjyqësore ku dhjetë personat e dyshuar për çështjen “Bankers Petroleum Albania LTD” kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë. Siç ka mësuar gazetarja Glidona Daci, jashtë ambienteve të gjykatës ndodhen përfaqësues të kompanisë si dhe të ambasadës kineze në Tiranë. Seanca aktualisht është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura. Kujtojmë se për këtë çështje janë lënë në arrest me burg CEO-ja aktual i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori, Leonidha Çobo. Ndërkohë tetë punonjësit e tjerë të kompanisë janë lënë pesë në arrest shtëpie dhe tre në detyrim paraqitjeje nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ndërkohë katër persona të tjerë vijojnë të jenë në kërkim. Hetimi ndaj “Bankers” Hetimet kanë nisur më 30 dhjetor të vitit të kaluar,...