Banka e Shqipërisë rrit ndjeshëm ndërhyrjen për të frenuar kolapsimin e Euros!

Banka e Shqipërisë rrit ndjeshëm ndërhyrjen për të frenuar kolapsimin e Euros!

Banka e Shqipërisë i ka rritur ndjeshëm blerjet e valutës në tremujorin e dytë të vitit 2026. Sipas informacionit mbi ndërhyrjet në tregun e parasë, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti Banka Qendrore ka blerë gjithsej 524 milionë euro, shifër kjo 224% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga këto, 143 milionë euro ishin blerje të realizuara nëpërmjet ankandeve të programuara, në funksion të rritjes së rezervës valutore, ndërsa 381 milionë euro ishin blerje direkte, në përmbushje të objektivave të politikës monetare dhe stabilitetit financiar. Duke shtuar edhe 139.6 milionë euro të blera në ankandet e tremujorit të parë, vlera totale e blerjeve për 6-mujorin 2026 ka arritur në 663.6 milionë Euro. Blerjet e gjysmës së parë...