Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Balluku inspekton punimet për aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë: Kompleksiteti gjeologjik shkaktoi problematika, por tani jemi në fazën finale
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi këtë të martë punimet në kantierin e aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë. “Ndodhemi në lotin e tretë të rrugës Qafë-Plloç, një vepër e cila ka zgjatur për shkak të kompleksitetit gjeologjik që kemi në të gjithë këtë zonë malore, duke nisur nga hyrja dhe deri në dalje. Por edhe për shkak të faktit se projekti kur nisi në fillim ishte i padetajuar, me problematike që dolën gjatë gjithë rrugës. Rëndësi ka që tani jemi në fazën finale, jemi në më shumë se 85% të projektit në të tre fazat e tij....