Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas dekretit të Presidentit Bajram Begaj për shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla theksoi se shumica qeverisëse i qëndron parimit të saj për të mos ndërhyrë dhe për të mos komentuar çështjet që lidhen me drejtësinë. “Shumica jonë qeverisëse i mbetet besnike qëndrimit standard për të mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë. Kushdo qoftë duhet të përballet personalisht me drejtësinë dhe të marrë avokatin e vet. Partia Socialiste, pra shumica qeverisëse e këtij vendi, nuk bën avokatin e askujt”, deklaroi Balla. Ai shtoi se, ashtu siç njoftoi menjëherë Kryeministri Edi Rama, shkarkimi i Hysenit nga detyra u realizua...
Burimi:
javanews.al