Balla: Nesër në Zvërnec me delegacionin e BE-së, do t’u prezantojmë detajet e investimit
Taulant Balla TIRANË-Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë takimit të 22 të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, bëri të ditur se ditën e nesërme, dy delegacione, një nga Parlamenti shqiptar dhe një nga Parlamenti Europian, do të zhvillojnë një vizitë në Zvërnec të Vlorës. Balla njofton se gjatë vizitës eurodeputetët do të informohen mbi detajet e investimit që do të zhvillohet atje. Taulant Balla: Nesër, seanca e tretë është përcktuar si një vizitë në terren, do të shkojmë në Zvërnec për të parë nga afër zonën dhe për t’u informuar nga të gjitha autoritetet dhe përfaqësues vendorë, për të informuar eurodeputetët mbi të gjitha çështjet që lidhen me investimin në Zvërnec. Nisja nga Tirana në 8:15. View this post...
Burimi:
zeri.ai