Balla: Nesër bashkë me delegacionin e BE vizitojmë Zvërnecin, eurodeputetët do të informohen mbi detajet e investimit atje
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë të ditur se ditën e nesërme, dy delegacione, një nga Parlamenti shqiptar dhe një nga Parlamenti Europian, do të zhvillojnë një vizitë në Zvërnec të Vlorës, ku do të shikojnë nga afër zonën dhe do të informohen mbi detajet e investimit që do të zhvillohet atje. Komentet Balla i bëri në mbyllje të ditës së parë të takimit të 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri. “Mbledhja e radhës e Komitetit të Stabilizim Asociimit 25-26 maj në Strasburg, do të kemi përfunduar edhe zgjedhjet vendore, besoj zgjedhjet do të jenë në një nga të dielat 2 ose 9 maj siç e përcakton ligji. Ndërkohë që nesër, seanca e tretë është përcaktuar si një vizitë...
Burimi:
javanews.al