Baleti Kombëtar i Kosovës gati për premierën e “Neighbours / From MotherLand”

Baleti Kombëtar i Kosovës gati për premierën e “Neighbours / From MotherLand”

Pas prezantimit të suksesshëm në Tiranë, Baleti Kombëtar i Kosovës është gati për premierën e shfaqjes “Neighbours / From MotherLand”, e cila do të ngjitet sonte në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Premiera do të mbahet më sonte, në orën 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. “Neighbours / From MotherLand” është realizuar në bashkëpunim mes Baletit Kombëtar të Kosovës, Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë dhe International Dance Festival of Tirana. Koreografia është e Brigel Gjokës dhe Rauf “RubberLegz” Yasit, ndërsa muzika është realizuar nga Ruşan Filiztek. Për kostumografinë janë kujdesur Gjoka dhe Yasit, ndërsa ndriçimi është realizuar nga Brigel Gjoka, Rauf “RubberLegz” Yasit dhe Marco Policastro. Fotografia mban firmën e Resul Igrishtës./KultPlus.com