
Bajrami uron shqiptarët për Bajram: Gëzuar Bajramin
👁5589
Presidenti Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit. Në një postim në rrjetet sociale, Begaj ka uruar për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre, që Zoti t’u japë begati dhe lumturi. “Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët!Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit. Për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre, uroj që Zoti t’u japë begati dhe lumturi!”, shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale.
Burimi:
Gijotina.com