Bajrami: Protestat ndikuan në zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Bajrami: Protestat ndikuan në zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Xhelil Bajrami, këshilltari politik i kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u shpreh se protestat disa ditore ushtruan “presion” te faktori politik në Kosovë, si për zgjedhjen e Presidentit ashtu dhe për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e specializuara. I ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, Bajrami theksoi se pas këtij hapi Kosova ka shansin që t’i kthehet stabilitetit dhe normalitetit politik. “Unë mendoj se ka ndikuar në zgjedhjen e presidentit protesta, e cila u zhvillua anë e mbanë Kosovës, të cilët bllokuan selinë e kuvendit, kryeministrinë. Ishin protestuesit e UÇK, ish-luftëtarët e UÇK-së. Me zgjedhjen edhe të presidentit dhe të ligjit për Dhomat e Specializuara, duhet të besoj dhe dua që të jem shpresëplotë që Kosova dalëngadalë do t’i kthehet...