Bajram Begaj kujton Shën Nënë Terezën: “Drita e shpirtit të saj mbetet një burim frymëzimi”
Në ditën kushtuar Shën Nënë Terezës, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kujtuar figurën e misionares shqiptare të bamirësisë, duke vënë në pah përkushtimin e saj ndaj njerëzve më në nevojë dhe mesazhin e saj të dashurisë, dinjitetit e shpresës. Përmes një postimi në Facebook, Begaj shkruan se shërbimi i Nënë Terezës ndaj të varfërve, të pamundurve dhe të sëmurëve e bëri atë një figurë të jashtëzakonshme të humanizmit, ndërsa besimi i saj te Zoti u kthye në një forcë për t’i shërbyer njeriut. “Me shërbimin e saj ndaj të varfërve, të pamundurve dhe të sëmurëve, me besimin te Zoti, Shën Nënë Tereza na ndihmoi të shohim madhështinë e dinjitetit të çdo njeriu dhe të besojmë te dashuria, drejtësia dhe shpresa”, shprehet Presidenti. Begaj thekson...
Burimi:
kultplus.com