
Avioni rrëzohet mbi një shtëpi në SHBA, humbin jetën të gjithë personat në bord
👁8212
Pamje nga vendngjarja SHBA- Një avion u përplas me një shtëpi në Minesota, duke shkaktuar një zjarr masiv. Si pasojë e përplasjes të gjithë anëtarët e bordit humbën jetën, por numri i tyre ende nuk është konfirmuar. Rrëzimi ndodhi të shtunën, pranë Minneapolisit. Fatmirësisht, në banesë nuk ndodhej askush në momentin e përplasjes, ndërsa banorët e zonës u evakuuan për siguri. Avioni ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Des Moines në Iowa dhe kishte si destinacion Aeroportin Anoka County-Blaine në Minneapolis, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA). Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rrëzimit./ZËRI
Burimi:
zeri.ai