Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani
👁13914
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korschenbroich të Gjermanisë. Sipas Bild, mësohet se një avion i vogël u rrëzua mbi një shtëpi, duke lënë të vdekur dy persona, mes tyre edhe pilotja 71 vjeçare. Nga të dhënat paraprake, bëhet e ditur se pilotja kishte raportuar probleme me motorin gjatë fluturimit. Pak minuta pas njoftimit, avioni ra duke u përplasur mbi tarracën e një shtëpie, duke e lënë të shkatërruar. Pas incidentit shkuan në vendngjarje forca të shumta policie dhe zjarrfikëse, për të zbardhur më shumë detaje për ngjarjen e ndodhur.