Autoritetet në Gjermani: Shpërthimi i ujërave të zeza për shkak të shiut të rrëmbyeshëm nxori trenin nga binarët

Autoritetet në Gjermani: Shpërthimi i ujërave të zeza për shkak të shiut të rrëmbyeshëm nxori trenin nga binarët

Dalja e një treni nga binarët në jugperëndim të Gjermanisë, që ka rezultuar me tre persona të vdekur të dielën, mund të jetë shkaktuar nga një shpërthimi i ujërave të zeza, kanë thënë zyrtarë policorë dhe prokurorë të hënën. “Besohet se shiu i rrëmbyeshëm në zonën e aksidentit e ka shkaktuar derdhjen e një boshti ujërash të zeza”, ka thënë policia e Ulmit dhe prokurorët përmes një komunikate të përbashkët. “Uji ka nxitur rrëshqitjen e dheut pranë binarëve dhe kjo ka rezultuar me daljen e trenit jashtë tyre”, është thënë mes tjerash në komunikatë. Rreth 100 pasagjerë kanë qenë në tren kur...