Autori tentoi të priste damarët pasi vrau bashkëshorten/ Detaje nga ngjarja në Shkodër, çifti amerikan prej më shumë se një muaji

Autori tentoi të priste damarët pasi vrau bashkëshorten/ Detaje nga ngjarja në Shkodër, çifti amerikan prej më shumë se një muaji

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen në Shkodër. Zbulohet se identiteti i viktimës është shtetasja amerikane Sandra Holley Saporito, e cila u vra nga autori Brandon Saporito 57 vjeç. Nga profili në Facebook i autorit, shihet se çifti ndodhet në vendin tonë të paktën që nga 30 marsi, por nuk përjashtohet mundësia që të kenë ardhur edhe më herët. Ata kanë zhvilluar vizita në disa zona të Shqipërisë, si në Himarë, në Tiranë ku kanë vizituar malin e Dajtit dhe së fundmi edhe në Shkodër, ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë
Burimi: Gijotina.com