Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Automjeti përplas këmbësoren në Lushnjë, ndërron jetë në spital 65-vjeçarja
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Babunjë të Lushnjës. Një 35-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij një këmbësore, e cila më pas ka ndërruar jetë në spital. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë; L. K., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në fshatin Babunjë, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasen T. Rr., 65 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital”, njofton Policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.