-
Protestuesit thyejnë xhamat e qendrës tregtare “Toptani”, ndërhyn policia
Protestuesit kanë thyer derën e qendrës tregtare ‘Toptani’. Siç shihet edhe në pamje, një grup protestuesish thyen xhamat e fasadës, ndërkohë pas incidentit, në zonë kanë ndërhyrë efektivët e forcave Shqiponja, në përpjekje për të neutralizuar situatën. Megjithatë, sipas pamjeve nga vendngjarja, protestuesit kanë vrapuar dhe kanë hedhur tymuese, duke bërë që efektivët të zmbrapsen. gijotina.com/
-
Protestuesit sulmojnë me gurë Kryeministrinë, shtohen forcat e policisë
Protestuesit janë spostuar nga Ministria e Financave drejt Kryeministrisë. Një numër mjaft i lartë i qytetarëve janë mbledhur dhe po qëllojnë me gurë institucionin. Ndërkohë janë shtuar dhe forcat e policisë në përpjekje për të larguar qytetarët dhe për të shmangur dëmet.
23,004
-
Protesta e studentëve në Tiranë përshkallëzohet në dhunë, gaz lotsjellës dhe barrikada në flakë
Protesta e studentëve të martën, më 13 tetor, në Tiranë u shndërrua në përplasje të dhunshme me policinë, duke lënë dhjetëra persona të lënduar, dëme materiale dhe disa të shoqëruar. Ajo që nisi me thirrje kundër korrupsionit dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, u përhap në disa zona të kryeqytetit, ku protestuesit ngritën […]
14,578
-
Përleshjet te Rruga e Durrësit/ Plagosen dy protestues, përfundojnë te Trauma
Sipas raportimeve në media, sapo kanë mbërritur dy protestues në Spitalin e Traumës të lënduar gjatë përleshjeve përpara Ministrisë së Arsimit dhe përgjatë Rrugës së Durrësit. Mësohet se të dy të lënduarit janë në gjendje koshiente. Njëri prej tyre i është nënshtruar ekzaminimeve paraprake mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimeve, ndërsa protestuesi tjetër është […]
10,221
-
Protestuesit thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë, futen në ambientet e brendshme
Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.
16,519
-
Protesta/ SafeJournalists dënon dhunën ndaj gazetarëve: Shqetësime për përdorimin e tepruar të forcës nga Policia
Rrjeti SafeJournalists ka dënuar dhunën e raportuar ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediatike gjatë protestës së studenteve në Tiranë, duke kërkuar hetim të pavarur dhe llogaridhënie për punonjësit e policisë të përfshirë në incidentet e raportuara. Në një reagim publik, organizata shpreh shqetësimin për sulmet fizike, lëndimet dhe pengimin e gazetarëve gjatë raportimit nga terreni, si […]
7,163
-
Përshkallëzohet protesta, tubuesit i vënë flakën institucionit financiar IUTE Credit
Është përshkallëzuar protesta në afërsi të Ministrisë së Arsimit. Protestuesit i kanë vënë flakën katit të dytë të një institucioni financiar, IUTE Credit. Siç shihet edhe nga pamjet, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke marrë përmasa të frikshme dhe duke rrezikuar edhe godinat përreth.
18,543
-
Vijon protesta e studentëve/ Policia shoqëron 9 persona, disa të lënduar në spital
Deri më tani teksa vijojnë përshkallëzimet e përplasjeve te Minsitria e Arsimit, policia ka shoqëruar 9 persona në komisariate. Raportohet se ka dhe persona të lënduar që janë dërguar në spital. Përplasjet me studentët vijojnë dhe policia ka hedhur ujë më kimikate dhe bojë që irriton lëkurën por i jep dhe mundësi policisë që më […]
6,572
-
Studentët futen në katin e parë, i vënë zjarrin Ministrisë së Arsimit, ndërhyn policia me gaz lotsjellës
Ministrisë së Arsimit i është vënë flaka sot më 14 tetor nga ana e protestuesve. Të rinjtë kanë hipur mbi muret e Ministrisë, ndërsa u bëjnë thirrje edhe qytetarëve të tjerë, që të bashkohen me ta. Rezistenca e qytetarëve vijon që të jetë e fuqishme, duke u përballur me forcat e policisë. Pavarësisht se policia […]
11,189
-
Drejtori i Përgjithshëm/ Skënder Hita zbret në terren, përplasje e fortë me të rinjtë!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita ka zbritur në terren te protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit. Përplasjet e të rinjve me forcat e policisë janë përshkallëzuar, teksa ata kanë hedhur gurë drejt forcave të policisë dhe këta i janë përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës. Sakaq, është kërkuar dhe ardhja e një […]
18,345