Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
ATSH mbledh CEO-t e agjencive evropiane të lajmeve – Zhupa: Roli ynë kyç në mbrojtjen e informacionit të besueshëm
👁3920
Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) ka mikpritur për herë të parë në Tiranë Konferencën e Pranverës të Aleancës së Agjencive Evropiane të Lajmeve (EANA), me temë “Kërcënimet ndaj gazetarisë & Agjencitë e lajmeve & Mjetet për t’u mbrojtur”, që po zhvillohet në Hotel Plazza. Drejtoresha e përgjithshme e ATSH-së, Valbona Zhupa si dhe drejtori i lajmeve për Evropën dhe Afrikën në ”Associated Press”, James Jordan, hapën punimet e Konferencës ku marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues nga 32 agjenci evropiane të lajmeve nga Franca, Gjermania, Italia, Greqia, Finlanda, Kroacia, Ukraina, Spanja, Turqia, Serbia, Çekia, Azerbajxhani, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Suedia, Norvegjia, Bullgaria e tjerë....