Atentati në Sarandë/ Viktima njihej me emrin “Tani Ruzhdiut”, saga e hakmarrjes
Artan Murtaj, i njohur në Sarandë edhe me nofkën “Tani Ruzhdiut”, është 44-vjeçari që u vra me armë zjarri në qendër të qytetit. Atentati dyshohet se është kryer nga dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motor. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, i identifikuar si Xhevdet Skëndaj. Murtaj rezulton i përfshirë në një ngjarje të rëndë të regjistruar më 17 korrik 2025, në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj, me origjinë nga Kamza. Sipas hetimeve për atë ngjarje, autor i plagosjes ishte Ramadan Zoto, ndërsa Artan Murtaj, Klaus Jaçaj dhe Erjon Canaj dyshohej se e kishin ndihmuar Zoton gjatë ngjarjes dhe në largimin e tij. Pas kësaj ngjarjeje,...
Burimi:
ntv.al