Atentati me tritol ndaj “Çilo Hundërrit” në Gjirokastër, merren në pyetje 23 persona për vrasjen e Beqir Devollit! Ende asnjë i arrestuar
Policia ka marrë në pyetje 23 persona gjatë ditës së djeshme dhe sot, në kuadër të hetimeve për vrasjen e Beqir Devollit, i njohur si “Çilo Hundërri”, i cili humbi jetën dy ditë më parë në Gjirokastër. Grupi hetimor është përqendruar te e shkuara e viktimës, marrëdhëniet që ai kishte me persona të ndryshëm dhe çdo rrethanë që mund të ndihmojë në zbardhjen e motivit të atentatit. Mes personave të pyetur është edhe Erigers Mela, me të cilin Çilo Hundërri kishte njohje shoqërore. Sipas informacioneve, Mela ka deklaruar para hetuesve se nuk ka asnjë lloj armiqësie me askënd dhe se me viktimën kishte marrëdhënie shoqërore. Të dy njiheshin prej kohësh dhe, sipas burimeve, përdornin shpesh edhe makinat e njëri-tjetrit. Erigers Mela është djali i ish-prokurorit...
Burimi:
javanews.al