VIDEO/ Kapet 23-vjeçari i kërkuar për vrasjen në Hot të Ri, arrestohet edhe 26-vjeçari që e shoqëronte

VIDEO/ Kapet 23-vjeçari i kërkuar për vrasjen në Hot të Ri, arrestohet edhe 26-vjeçari që e shoqëronte

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Target”, duke arrestuar një 23-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkautor në vrasjen e shtetasit V. F., më 21 shtator 2023, në fshatin Hot i Ri. Në pranga ka rënë edhe 26-vjeçari që udhëtonte me të, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit dhe përfshirje në veprimtari të narkotikëve. Gjatë operacionit, në aksin Shkodër–Prekal, policia sekuestroi sasi të dyshuara kanabisi dhe kokaine, një automjet dhe dy telefona celularë. Njoftimi/ DVP Shkodër Finalizohet operacioni policor i koduar “Target”. Kapet dhe ndalohet një 23-vjeçar i shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkautor në vrasjen e një shtetasi, në vitin 2023, në fshatin Hot i Ri. Arrestohet në flagrancë edhe një 26-vjeçar, që udhëtonte në të njëjtin...