Atentat në qendër të Sarandës, vritet Artan Myrtaj; plagoset një kalimtar 73-vjeçar

Atentat në qendër të Sarandës, vritet Artan Myrtaj; plagoset një kalimtar 73-vjeçar

Një atentat me armë zjarri tronditi Sarandën paraditen e së dielës, 20 shtator. Artan Myrtaj, 44 vjeç, mbeti i vrarë pas të shtënave në kryqëzimin e ish-agjencisë, në qendër të qytetit. Nga të shtënat e plumbave u plagos edhe një kalimtar, 73-vjeçari Xhevdet Skëndaj.     Ngjarja ndodhi rreth orës 09:50. Sipas të dhënave të deritanishme, dy persona që lëviznin me motor dhe mbanin skafandra dyshohet se kanë ardhur nga drejtimi i rrugës “Lefter Talo” dhe janë afruar pranë lokalit ku ndodhej Myrtaj. Në momentin kur 44-vjeçari ka pikasur rrezikun, ka tentuar të largohet me vrap drejt kryqëzimit dhe rrugës “Vangjel Pandi”. Autorët dyshohet se kanë qëlluar mbi 15 herë, duke e ndjekur viktimën derisa ai është rrëzuar në rrugë.   Intensiteti i të shtënave...